Ecommerce: Gjendja e COVID-19 krijon urgjencë për dixhitalizimin e bizneseve
Në mënyrë që kompanitë të mbijetojnë në këtë krizë ekonomike për shkak të pandemisë, duhet të aplikojnë dhe kalojnë sa më shpejtë operacionet edhe në mënyrë digjitale nëpërmjet platformave për shitje online.
Gjatë gjithë kësaj krize, pronarët e bizneseve në të gjitha vendet kanë kuptuar se ndryshimi i rutines ditore të konsumatorëve ka ndikuar edhe në sjelljen e konsumatorit, poashtu edhe në të ardhurat e tyre, gjë e cila ka bërë ata të favorizojnë në mënyrë masive një ekosistem dixhital.
Megjithatë jo te të gjitha biznesit kjo kohë ka ndikuar në mënyrë negative. Disa biznese që paraprakisht kanë kaluar operacionet e tyre online, kanë pasur adoptim të shpejtë të konsumatorëve, duke lehtësuar operacionet e tyre dhe si rrjedhojë ngritje të nivelit të të ardhurave.
Edhe pas tejkalimit të kësaj situate, ndërmarrësit kanë kuptuar se ka ndryshuar sjellja e konsumatorëve dhe adaptimi në këtë kohë dixhitale është mëse i nevojshëm.
Kompanitë duhet të strategjizojnë mirë operacionet e tyre duke investuar në dixhitalizimin e tyre e cila në të njejtën kohë do të jetë profitabile. Kjo mund të arrihet nëpërmjet krijimit të një ekosistemi dixhital për të mundësuar rrjedhjen normale të operacioneve. Edhe dyqanet tradicionale kanë filluar të pranojnë porosi nëpërmjet rrjeteve sociale për të vazhduar porositë e tyre.
Si rrjedhojë kjo kohë ka sjellë në pah nevojën për adaptim të bizneseve në një shoqëri të epokës dixhitale. Të gjithë konsumatorët e përkrahin transformimin dixhital dhe adaptimin si zgjidhje në një situatë të paqëndrueshme, komplekse dhe të pasigurtë si kjo e COVID-19.
Pasi kalimit të situatës në fjalë, kjo vetëm se do të rritë prezencën online të bizneseve dhe konsumatorëve, dhe në një perspektivë afatgjate, mendohet se kjo do të jetë pika kyçe për transformim dixhital e shumicës së fushave të ndërmarrjes.