Google njofton se javën e kaluar ka detektuar mbi 18 milion ‘phishing’ email në ditje të orientuara rreth COVID-19

Këto sulme “përdorin frikën dhe stimulues tjerë financiar për të krijuar urgjencë në mënyrë që përdoruesit të kthejnë përgjigje” thotë Google.

Këto tentativa përfshijnë edhe shtirjen si organizata qeveritare, si punëdhënës, apo pretendime që kanë informata mbi virusin nga qeveria për të mashtruar përdoruesit në shkarkimin e virusëve në pajisjet e tyre.

Google thotë se duke përdorur programet e bazuara në inteligjencën artificiale bllokon “më shumë se 99.9% e këtyre email-ave dhe virusëve ndaj përdoruesëve tanë”.

Kompania thotë se në shumë raste virusi dhe këto kërcënime online nuk janë të reja, mirëpo viruse ekzistuese të përditësuara me ngjarjet e fundit për shfrytëzimin e frikës dhe konfuzionit rreth COVID-19.

Masat parandaluese të zakonshme vazhdojnë: mos kliko në asnjë link të ndonjë email qe nuk e njeh, raportoj ato nëpërmjet Gmail, dhe verifiko mirë linkun para se të vendosësh çfarëdo informacioni.

NA SHKRUANI

Na kontaktoni që të bisedojmë për projektin tuaj. Nëqoftëse ju keni nevojë për një webfaqe të re apo shërbime tjera, do të dëshironim të bisedojmë se si mundemi së bashku të ngrisim biznesin tuaj nëpërmjet inovacionit dhe kreativitetit.





Secured By miniOrange