Web Dizajn dhe Zhvillim
Shërbimi ynë i web zhvillimit kujdeset për të gjitha aspektet e prezencës suaj online.
Prej nga qartësimi i kërkesës tuaj si një brend, pastaj planifikimi i webfaqës tuaj, dizajnimi dhe zhvillimi saj, testimi dhe lançimi deri në regjistrimin e domenit, hostimin e webfaqës, poashtu mbështetje aktive dhe përditësime javore pas lançimit nëpërmjet shërbimeve tona të mirëmbajtjes aktive.
Ne punojmë eksluzivisht me teknologjinë e WordPress, e cila është më e përdorura dhe më e avancuara e sistemit të menaxhimit të përmbajtjes, që të ju sjellim zgjedhje unike të përshtatshme për nevojat e biznesit tuaj.
Web Aplikacione
Shërbimet tona të zhvillimit të web aplikacioneve mundësojnë që kompania juaj të rritet dhe të tërheq përdorues të rinj.
Ata do të jenë më afër jush, duke mundësuar të jeni në kontakt 24 orë me konsumatorët.
Për krijimin e një web aplikacioni nevojitet një dizajn jo vetëm estetikisht mbresëlënës, mirëpo edhe vendosja e informacionit në një mënyrë që është e thjeshtë dhe e lehtë për përdoruesin. Kjo do të sigurojë që përdoruesit të jenë aktiv në web aplikacionin tuaj pa ndonjë vështirësi.
Web aplikacionet që ne ndërtojmë janë prej më të ndryshmet, varësisht nga nevojat tuaja si brend apo kompani.
Platformë E-Commerce
Nëse kompania juaj është duke kërkuar të zgjeroj mënyrën e shitjes së produkteve, shërbimeve, ose çfarëdo tjetër, një platformë e shitjes online ju sjell para një audience shumë më të gjerë me kosto të ulët.
Për të qenë një platformë për shitje online e suksesshme nevojitet një dizajn mahnitës dhe ndërtim i fuqishëm i brendit.
Gjatë ndërtimit të platformës kanë rolë faktor të tjerë që frymëzojnë konsumatorët të ndërmarrin veprimet e dëshiruara si vendosja efektive e butonëve, shpallja e njoftimeve të duhura dhe shumë të tjerë.
Marketing Dixhital
Shërbimi ynë i marketingut dixhital ju ndihmon të rrisni prezencën tuaj online, përmes menaxhimit strategjik të mediave sociale.
Duke menaxhuar rrjetet tuaja sociale, nëpërmjet postimeve kreative ne ndihmojmë në krijimin e një brendi të fuqishëm dhe përhapjen e tij.
Këtë arrijmë edhe nëpërmjet kampanjave të marketingut në rrjetet më të mëdha sociale si Facebook, Instagram apo edhe Google, duke targetuar audiencën e saktë për nevojat tuaja.
Pjesë kryesore e strategjisë është poashtu arritja e qëllimeve të caktuara me shpenzime sa më të ulëta.
Mirëmbajtje Aktive
Për tu siguruar që webfaqja juaj është çdoherë e përsosur kërkon dedikim të vazhdueshëm.
Përmbajtja, programi, shtesat si dhe siguria, të gjitha kërkojnë mirëmbajtje të rregullt në mënyrë që të siguroheni se faqja juaj të përformoj si duhet për ju.
Ne kemi dizajnuar Mirëmbajtjen Aktive të Webfaqes që të ju ndihmojmë në mbajtjen e webfaqes suaj të përditësuar, efektive dhe të sigurt.
Ne vijmë përkrah biznesit tuaj që të mbështesim rritjen e prezencës suaj online. Kemi të gjitha pajisjet profesionale dhe burimet e duhura për mirëmbajtjen e performancës së webfaqës në nivel efektiv dhe maksimal.