Apple lançon laptopin e ri 13-inç Macbook Pro me Tastierën Magjike

Më herët se sa pritej, Apple ka vendosur në treg MacBook Pro të ri me tastierë dhe procesor të përmisuar.

Laptopi i ri përbëhet nga procesori i5 i gjeneratës së 8-të, me shpejtësi 1.4 GHz, i cili poashtu mund të porositet me i5 të gjeneratës së 10-të me shpejtësi 2.0GHz.

Hapësira e diskut fillon me 256GB dhe 8GB RAM, mirëpo ekziston edhe verzioni me 16GB ose 32GB RAM, dhe deri në 4TB hapësirë SSD.

Ndryshimi kryesor qëndron në tastierën e re, të cilen Apple e quan ‘Magic Keyboard’ apo tastiera magjike, që zëvendëson tastierën e vjetër mekanike.

Çmimet e tri konfigurimeve të ndryshme fillojnë me $1,299, $1,499 dhe $1,799, respektivisht. Megjithatë, verzioni i $1,799 është më i përshtatshëm për punë, pasiqë ka 4 porte Thunderbolt(në vend të dy), një procesor më të ri dhe më të shpejtë, dhe më shumë hapësirë.

MacBook Pro të ri 13-inç është i gatshëm për porosi në faqën e Apple, dhe do të vijë në lokalet e Apple gjatë fundit të javës.

 

NA SHKRUANI

Na kontaktoni që të bisedojmë për projektin tuaj. Nëqoftëse ju keni nevojë për një webfaqe të re apo shërbime tjera, do të dëshironim të bisedojmë se si mundemi së bashku të ngrisim biznesin tuaj nëpërmjet inovacionit dhe kreativitetit.





Secured By miniOrange