Si të mbrohemi online?

Lexoni rreth 4 këshillave mjaft të thjeshta që duhet ti keni parasysh dhe që mund ti praktikoni, në mënyrë që të jeni të sigurt gjatë kohës online, ti mbroni të dhënat tuaja dhe veten nga sulme të ndryshme kibernetike.

1. Instalo një antivirus dhe mbaje të përditësuar

Edhe pse quhet antivirus, ai ka shumë benefite tjera që na mbron gjatë qëndrimit online. Përveq nga viruse të ndryshme, një antivirus mund të ju mbrojë edhe nga shumë programe keqbërëse, si dhe nga ransomware të ndryshëm që mund të kenë qasje në kompjuterin tuaj, ta kyçin atë, dhe kërkojnë dëmshpërblim në shumicën e rasteve që ti të kesh prapë çasje.
Për instalimin e një antivirusi është procedurë mjaft e thjeshtë dhe nuk ka nevojë që ju ta kontrolloni atë çdo ditë, kohë pas kohe mjafton për tu siguruar që është i përditësuar.

2. Përdor fjalëkalime të veçanta për çdo llogari

Një prej metodave mjaft të lehta që shumë haker përdorin është se pasi ata kanë qasje në njërën prej llogarive tuaja, përdorin emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e njëjtë në shumë platforma tjera, njëra prej të cilave mund të jetë edhe llogaria bankare. Në këtë rast një Password Manager mund të ju ndihmoj mjaft shumë pasiqë ju duhet ta mbani mend vetëm Master Password apo fjalëkalimin kryesor për çasje në Password Manager dhe kur është i hapur ai automatikisht ju kyç në llogaritë tuaja të ruajtura në Password Manager. Kjo poashtu ju ndihmon të jeni më efektiv dhe rrit produktivitetin gjatë punës online.

3. Instalo një VPN dhe përdore atë

Çdo herë që lidhesh me një rrjet Wi-Fi që nuk e njeh, duhet ta kesh VPN e aktivizuar. Në rast shembulli, shkon në një kafe publike dhe kyçesh në rrjetin Wi-Fi të tyre, që në shumë raste nuk është as i mbrojtur me fjalëkalim, shumë lehtë mund të kenë çasje në të dhënat tua personale të laptopit apo telefonit shkaku i rrjetit Wi-Fi publik. Një VPN ju mbron në këtë rast pasiqë nuk lidhesh direkt, mirëpo VPN i dërgon IP adresat e një lokacioni tjetër dhe nuk ka çasje direkte me telefon apo laptopin tënd. Shumica e VPN të qëndrueshëm dhe që nuk ndikojnë në shpejtësi të rrjetit tuaj janë me pagesë, mirëpo ka edhe përplot tjerë që mund ti shkarkoni falas.

4. Përdorë metodën e dyfishtë të autorizimit (2 Factor Authentication)

Përdorimi i një 2FA metode mund të jetë pak e lodhshme sa herë që kyçesh llogaritë tuaja, mirëpo ndihmon mjaft shumë. Një 2FA është një hap ekstra i vendosur për siguri, ku për tu kyçur në llogari, ju përveq fjalëkalimit tuaj duhet të keni edhe një metodë tjeter të identifikimit të vendosur paraprakisht. Një prej aplikacioneve që përdoret mjaft shumë është Google Authenticator, që mund ta instaloni në telefonin tuaj, qoftë në sistemin iOS apo Android, dhe ta rregulloni për llogaritë tuaja. Sidomos për Password Manager rekomandohet ta keni të aktivizuar 2FA.

Me këta hapa të lehtë dhe të thjeshtë, ju do të jeni në gjendje ta mbroni veten tuaj, pajisjet tuaja, të dhënat dhe identitetin tuaj.
Nëse ju duhet ndihmë për mbajtjen e sigurisë së webfaqes apo platformave tjera online, mos hezitoni të na kontaktoni për këshilla rreth sigurisë kibernetike.

NA SHKRUANI

Na kontaktoni që të bisedojmë për projektin tuaj. Nëqoftëse ju keni nevojë për një webfaqe të re apo shërbime tjera, do të dëshironim të bisedojmë se si mundemi së bashku të ngrisim biznesin tuaj nëpërmjet inovacionit dhe kreativitetit.





Secured By miniOrange